Ndërlidhjet

Reagojnë ndaj arrestimeve të prodhuesve iranianë të filmit


Organizatorët e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Toronto kanë kritikuar arrestimet e fundit të gjashtë prodhuesve të pavarur të filmit në Iran duke thënë se “puna e tyre duhet të shihet, ndërsa zërat e tyre duhet të dëgjohen”.

Përmes një deklarate ata shprehën “shqetësimin e thellë” për arrestimin e javës së kaluar të Moxhtaba Mirtamasit, Katajun Shahabit, Hadi Afaridehit, Naser Safarianit, Shahnama Bazdarit dhe Moshen Shahrnazdarit.

Mirtamas është bashkë-regjisor i filmit të ndaluar në Iran “This is not a film” regjinë për të cilin e bëri Jafar Panahi.
XS
SM
MD
LG