Ndërlidhjet

Rusi: Sheqtësime për sistemin mbrojtës amerikan në Evropë


Rusia sot përsëri ka shfaqur shqetësime për planin për mbrojtjen raketore të Shteteve të Bashkuara në Evropë, duke thënë se nevojiten “garantime solide juridike”, në mënyrë që ky sistem të mos e çrregulloj balancën strategjike bërthamore dhe atë rajonale.

Këto shqetësime i paraqiti ministri i jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

“Nuk është e mjaftueshme të bëhen deklarata se shtimi në kapacitetet mbrojtëse raketore nuk do ta shkatërroj bazën e stabilitetit strategjik. Çështja është shumë serioze. Ne na nevojitet garantim solid juridik se potenicali i mburojës raketore me të vërtetë do të jetë adekuat dhe nuk do ta çrregulloj balancën globale ose rajonale”, tha Sergei Lavrov.

Planet e Shteteve të Bashkuara për vendosjen e sistemit raketor mbrojtës, për t’i ndalur çfarëdo sulme nga Irani kundër aleatëve amerikanë në Evropë ose në Lindjen e Mesme, e ka shqetësuar Rusinë.

Shtetet e Bashkuara këmbëngulin se mburoja raketore mbrojtëse nuk është e projektuar kundër Rusisë, por ministri Lavrov tha se Rusia nuk është e kënaqur.
XS
SM
MD
LG