Ndërlidhjet

Rusia, e shqetësuar me "dhunën ndaj serbëve"


Rusia ka shprehur shqetësimin e saj në lidhje me, siç thuhet, dhunën kundër popullatës serbe në veri të Kosovës.

“Jemi të shqetësuar me dhunën e forcave të KFOR-it ndaj banorëve serbë, e veçanërisht për informacionet në lidhje me hapjen e zjarrit në auto-ambulancën që transportonte të plagosur serbë”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Jashtme ruse.

Kjo e fundit i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar, para së gjithash KFOR-it dhe BE-së, t’i përmbahen parimit të neutralitetit.
XS
SM
MD
LG