Ndërlidhjet

OKB vlerëson vendimin saudit për përfshirjen e femrave në zgjedhje


Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara e ka quajtur “hap të rëndësishëm” vendimin e Arabisë Saudite, për t’iu lejuar femrave pjesëmarrjen në zgjedhje.

Njoftimi i Mbretit Abdullah është parë si përgjigje ndaj ndryshimeve që kanë përfshirë Lindjen e Mesme.

Megjithatë, analistët thonë se ai nuk do të ndikojë shumë në ndryshimin e monarkisë konservative.

Këshillat komunalë kanë pak pushtet dhe vetëm gjysma e vendeve të tyre zgjidhen përmes zgjedhjeve.

Femrat do të marrin pjesë në zgjedhje duke filluar nga viti 2015.
XS
SM
MD
LG