Ndërlidhjet

Shtyhet gjyqi i Timoshenkos


Gjyqi i ish-kryeministres së Ukrainës, Julia Timoshenko, është shtyrë deri më 11 tetor.

Gjykatësi Rodion Kirejev, i cili bëri publik njoftimin, pritet të shpallë vendimin menjëherë pas rifillimit të gjyqit, muajin e ardhshëm.

Prokurorët e shtetit kanë kërkuar dënimin me shtatë vjet burg të Timoshenkos.

Kjo e fundit akuzohet për “tejkalim të autoritetit të saj në nënshkrimin e një marrëveshjeje për importin e gazit natyror me Rusinë, në vitin 2009”.
XS
SM
MD
LG