Ndërlidhjet

NATO heq një bllokadë nga veriu


Paqeruajtësit amerikanë dhe grekë kanë përdorur një buldozer për të hequr gurët e vënë nga serbët në njërën nga rrugët në veri të Kosovës.

Pamjet e AP-së treguan dhjetëra paqeruajtës të armatosur, duke u vendosur pranë vendkalimit kufitar të Jarinës, për të siguruar zonën.

Lideri i serbëve lokalë, Branko Miniq, tha se komuniteti i tij do të shkarkojë më shumë gurë në rrugë, për të krijuar një pengesë të re.
XS
SM
MD
LG