Ndërlidhjet

Kristofer Hill thekson mbështetjen për Kosovën


Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur në takim ish-të dërguarin special të Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Kristofer Hill.

Thaçi thuhet të ketë vlerësuar "rolin e madh që ambasadori amerikan, Hill, ka luajtur në prag dhe gjatë luftës në Kosovë, për ndërkombëtarizimin e luftës dhe zgjidhjen e çështjes së Kosovës".

Siç bën të ditur kumtesa nga kabineti i kryeministrit, ambasadori Hill ka shprehur mbështetjen për zhvillimet në Kosovë dhe "progresin e shënuar në ndërtimin e shoqërisë demokratike dhe të zhvilluar për qytetarët".
XS
SM
MD
LG