Ndërlidhjet

Të plagosurit nga Sirte vdesin në tavolinat e operimit


Spitalit, në të cilin po trajtohen të plagosurit nga qyteti i rrethuar libian Sirte, i është harxhuar karburanti me të cilin funksionon gjeneratori i kësaj qendre.

Stafi, i cili po ikte nga qyteti, tha se njerëzit e plagosur gjatë përleshjeve janë duke vdekur në tavolinën e operimit.

Civilët janë ngujuar në përleshjet dhe të shtënat me armë zjarri në mes të luftëtarëve të Këshillit Kombëtar Tranzicional dhe luftëtarëve besnikë të ish-presidentit, Muamer Gadafi.

Përfaqësues të KKT-së thanë se është vendosur për një armëpushim, por civilët që po iknin nga qyteti theksuan se nuk dinë asgjë për këtë.
XS
SM
MD
LG