Ndërlidhjet

Përmbytjet vrasin 11 njerëz


Qeveria e Vietnamit bëri të ditur se, përgjatë javës së kaluar, kanë vdekur 11 njerëz si pasojë e përmbytjeve më të këqija që kanë kapluar vendin në më shumë se 10 vitet e fundit.

Ekzekutivi vietnamez njoftoi se diku 20 mijë shtëpi janë prekur nga përmbytjet në Mekong Delta në jug të vendit.

Gjatë muajve të fundit, qindra njerëz kanë vdekur në Azinë Jug-lindore, Kinë, dhe në Azinë Jugore për shkak të përmbytjeve që u shkaktuan nga stërzgjatja e musonëve, tajfunëve dhe stuhitë.
XS
SM
MD
LG