Ndërlidhjet

Komiteti Nobel: Nuk kemi ditur për vdekjen e Stajnmanit


Goran Hanson, kryesues i Komitetit për Çmimin Nobel, tha se ky komitet nuk e ka ditur për vdekjen e njërit prej tre shkencëtarëve, që sot u shpallën fitues të Çmimit Nobel për mjekësi.

Meqë rregullat e Çmimit Nobel nuk lejojnë që shpërbimi të jepet pas vdekjes, zoti Hanson tha se komiteti qëndron në vendimin e tij.

“Ne nuk do t’i emërojmë fituesit e rinjë, ky ishte vendimi ynë”, tha Hanson dhe shtoi se “po shqyrtohen rregullat” për të vendosur se si do të ndahet shpërblimi.

Pas shpalljes së emrave të fituesve të sivjemë të Çmimit Nobel për mjekësi, Universiteti Rokefeler në Nju Nork, kumtoi se Ralf Stajnman, që punonte në këtë institucion, kishte vdekur më 30 shtator. Ai ishte 68 vjeçar.

Dy fituesit e tjerë janë amerikani Brus Bojtler dhe Zhiles Hofman, i lindur në Luksemburg.
XS
SM
MD
LG