Ndërlidhjet

As pozitiv, as negativ


Pamje nga Prishtina
Pamje nga Prishtina
Raporti i Progresit nga Komisioni Evropian për Kosovën pritet të publikohet me 12 tetor.

Përfaqësues të institucioneve të vendit thonë se raporti nuk do të jetë as pozitiv e as negativ, por ky raport, sipas tyre, do të paraqesë gjendjen reale në Kosovë.

Ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku, thekson se raporti i ardhshëm vjetor i Komisionit Evropian, nuk do të jetë aq pozitiv, meqë, sipas saj, Kosova kishte vetëm katër muaj për të punuar në reforma në përgjithësi, gjatë vitit të kaluar.

Megjithatë, ajo thotë se Kosova ka shënuar përparime.

Unë, duke pasur parasysh kontestin kohor dhe kompleksitetin që e ka shoqëruar Kosovën gjatë vitit të fundit, me një proces të stërzgjatur elektoral, të pasur nga kriza me zgjedhjen e presidentit, ne realisht kemi pasur vetëm katër muaj kohë për të punuar për adresimin e sfidave të Raportit të Progresit dhe agjendës evropiane. Pra, duke pasur parasysh këtë shumësi faktorësh, konsideroj që Kosova megjithatë ka arritur të shënojë progres”, bën të ditur Çitaku.

Çitaku thotë se Kosova është një shtet i ri dhe ende do të mbesin shumë punë për t’u bërë në drejtim të përmbushjes se agjendës evropiane.

Agjenda evropiane ka qenë agjendë bosht në kuadër të angazhimeve dhe debateve publike. S’ka fjalë se shumë punë mbesin për t’u bërë. Kosova është një shtet i ri me probleme kronike, të cilat do të marrin kohë për t’u sanuar”, shprehet Çitaku.

Ndërkaq, përfaqësues nga shoqëria civile dhe njohës të integrimeve evropiane, konsiderojnë se Raporti i Progresit i KE-së për Kosovën do të paraqesë një dështim të radhës për gjithë shoqërinë kosovare, e në veçanti për institucionet e Kosovës.

Fatmi Curri, nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile, vlerëson se raporti që do të publikohet javën e ardhshme, do të tregojë një situatë të rëndë për të gjithë sektorët në vend.

Qeveria mund të thotë se ka pasur vetëm gjashtë muaj që nga themelimi i saj, për t’iu përgjigjur sfidave dhe notave negative të evidentuara nga Raporti i Progresit të vitit të kaluar.
Qeveria mund të thotë se ka pasur vetëm gjashtë muaj që nga themelimi i saj, për t’iu përgjigjur sfidave dhe notave negative të evidentuara nga Raporti i Progresit të vitit të kaluar".

"Pikërisht këtu qëndron problemi, sepse administrata civile dhe institucionet do të ishin dashur të funksionojnë dhe të përmbushin obligimet e veta, pa marrë parasysh vonesat në përmbylljen e rezultateve të zgjedhjeve dhe formimit të qeverisë. Ky fakt tregon një administratë skajshmërisht të politizuar dhe të paaftë të përmbushë obligimet e kësaj agjende evropiane
”, thotë Curri.

Për me tepër, Curri thekson se institucionet e vendit nuk kanë një vizion të qartë në drejtim të përmbushjes së kritereve të kërkuara nga Komisioni Evropian.

Qeveria duhet ta ketë një vizion, por paraprakisht duhet ta ketë edhe një analizë. Thënë shkurt, Raporti i Progresit për ketë vit do të jetë një pasqyrë e vërtetë e realiteti të hidhur në Kosovë, me shumë ngecje dhe pak vullnet e dijeni për t’i bërë gjerat ndryshe, dhe po ashtu me mungesë të vizionit për të ardhmen e vendit”, shpjegon Curri.

Edhe pse Raporti i Progresit nuk është publikuar ende, mediat kosovare kanë siguruar disa pjesë nga ky raport.

Aty thuhet se për Bashkimin Evropian mbesin tri shqetësime të mëdha në Kosovë, e ato janë krimi i organizuar, korrupsioni dhe liria e shprehjes.

Po ashtu, disa organizata joqeveritare të Kosovës, kanë publikuar për të dytën herë me radhë raportin e titulluar “Raporti i Progresit ‘Made in Kosova 2011’”, ku është vlerësuar puna e institucioneve të vendit, në drejtim të përmbushjes së detyrimeve që dalin në Komisioni Evropian.

Besa Luci, nga Klubi për Politikë të Jashtme, nuk pret që Raporti i Progresit për Kosovën të jetë pozitiv, ashtu sikurse në raportin “Made in Kosova 2011”.

Ajo madje konsideron se në krahasim me vendet e rajonit, Kosova do të jetë e fundit në përmbushjen e shumë kritereve.

Konsideroj që Kosova do të mbesë mbrapa në krahasim me vendet e rajonit, dhe nuk ma merr mendja se do të shënojë ndonjë progres të madh.
Konsideroj që Kosova do të mbesë mbrapa në krahasim me vendet e rajonit, dhe nuk ma merr mendja se do të shënojë ndonjë progres të madh”, sqaron ajo.

Në bazë të kërkesave të Komisionit Evropian, Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës, gjatë muajve të fundit, kanë aprovuar një numër të konsiderueshëm të ligjeve me procedura të shpejtuara.

Miratimi i shpejtë i këtyre ligjeve, është arsyetuar me faktin se Kosova synon të shënojë më shumë përparime në raportin e ardhshëm të progresit të Komisionit Evropian.
XS
SM
MD
LG