Ndërlidhjet

Liderët e Irakut kundërshtojnë imunitetin për trupat amerikane


Udhëheqësit irakianë politikë thonë se nuk duan tu japin imunitet trupave amerikane nga ndjekja penale edhe pse është arritur marrëveshja që forcat amerikane të qëndrojnë në Irak deri në fund të këtij viti për të trajnuar ushtrinë e Irakut.

Kjo deklaratë u lëshua pas bisedimeve të martën në Bagdad, të cilat kanë përfshirë ushëheqës Shi’it të Irakut, blloqet politike Sunni dhe Kurdish dhe Presidentin Jalal Talabani.

Deklarata, që u lexua nga zëvendëskryeministri Roz Nuri Shauez, thotë se udhëheqësit janë pajtuar që forcat e Irakut duhet të trajnohen sa më shpejt që të jetë e mundur- por që nuk duan tu japin trupave amerikane imunitet, siq është kërkuar nga Washingtoni zyrtar.

Sipas kësaj deklarate të gjitha trajnimet duhet të mbahen në Irak.

Në anën tjetër, ende nuk ka pasur një reagim zyrtar ndaj kësaj çështje nga ana e qeverisë amerikane.

Sipas një marrëveshje mes të Shteteve të Bashkuara dhe Irakut, të gjitha trupat amerikane duhet të largohen nga Iraku deri në fund të këtij viti, por zyrtarët kanë thënë se disa trupa amerikane mund të qëndrojnë më gjatë për të trajnuar trupat irakiane. Më shumë se 40.000 ushtarë amerikan janë tani për tani në Irak.
XS
SM
MD
LG