Ndërlidhjet

Iran: U ekzekutuan me varje tre kontrabandues të drogës


Raportohet se në Iran sot janë ekzekutuar me varje tre persona të dënuar për trafikim të drogës, në një burg në qytetin jugor, Kerman.

Agjencia e lajmeve ISNA raportoi se të tre personat ishin shpallur fajtor për kontrabandim të heroinës.

Me këto varje, ka arritur në 218 numri i ekzekutimeve në Iran, deri tash këtë vit.

Për nga numri i ekzekutimeve në vitin 2010, Irani është i dyti, pas Kinës.
XS
SM
MD
LG