Ndërlidhjet

Së paku 30 të vrarë në përleshjet në Siri


Aktivistët sirian thonë se më shumë se 30 njerëz janë vrarë në përleshjet nëpër Siri të dielen.

Organizata për vëzhgimin e të drejtave të njeriut me bazë në Britani, ka bëtë të ditur se shtatë civilë janë vrarë në qytetin Homs, një pikë kyqe e protestave kundër regjimit të presidentit Bashar al-Asad.

Shtatë të tjerë u vranë nëpër qytete tjera kur forcat e sigurimit kanë vënë zjarr mbi protestuesit anti-qeveritar. Ndërsa 17 ushtarë janë vrarë për shkak se kanë refuzuar urdhërin për të gjuajtur me armë protestuesit.

Televizioni shtetëror i Sirisë njoftoi se 17 antarë të personelit të sigurimit janë vrarë në provincat Hama, Homs dhe Idlib. Ndërkohë shefja e politikës së jashtme e Bashkimit Evropian, Ketrin Eshton, tha sot se BE po shqyrton mundësinë për të zgjeruar sanksionet kundër Sirisë për shkak të presionit të vazhdueshëm në vend.
XS
SM
MD
LG