Ndërlidhjet

Kabineti izraelit miraton marrëveshje për lirimin e ushtarit Shalit


Qeveria izraelite ka miratuar një marrëveshje me lëvizjen islamiste Hamas, që do të rezultojë me liri për një ushtar izraelit i cili është mbajtur peng nga Hamasi për pesë vjet në Rripin e Gazës.

Në kthim për çlirimin e Gilad Shalit Hamas, i cili u kap më 25 qershor 2006, Izraeli do të lirojë 1,027 të burgosur palestinezë në burgjet izraelite.

Në votimin e kabinetit izraelit në fillim të ditës së sotme, 26 ministra ishin në favor dhe tre kundër.

Kryeministri Benjamin Netanjahu, ka thënë se pret që Shalit të kthehet në shtëpi në Izrael në ditët e ardhshme.

Kreu Hamasit Khaled Mish'al, tha se Izraeli do të lëshojë 1.027 të burgosur në dy faza.

Në fazën e parë, 450 të burgosur do të dalin në këmbim të Shalit, dhe pjesa tjetër do të lirohen dy muaj më vonë.

Njëzet e shtatë gra janë në mesin e atyre që pritet të lirohen.
XS
SM
MD
LG