Ndërlidhjet

logo-print

Greqi: Protestë 48 orëshe e transportit publik


Transporti publik në Athinë është ndalur sërish sot, me nisjen e një greve 48 orëshe të punonjësve të këtij sektori, në shenjë kundërshtimi me masat e kursimit nga ana e qeverisë.

Në një protestë tjetër, punonjës të kompanisë shtetërore të energjisë elektrike kanë okupuar ndërtesën e kësaj kompanie, për të parandaluar shpërndarjen e faturave, në të cilat janë përfshirë taksa shtesë. Qeveria është kërcënuar se do të ndërprejë rrymën për ata që nuk paguajnë.

Greqia po përpiqet të sigurojë me këto masa kursimi, kualifikimin për të marrë pakon ndërkombëtare të shpëtimit prej 110 miliardë eurosh, në përpjekje për të shpëtuar nga kriza.
XS
SM
MD
LG