Zyrtarët thonë se NATO-ja dhe forcat afgane i kanë vrarë 13 kryengritës, në një operacion kundër talibanëve në pjesën veriore të Afganistanit.
Zëdhënësi i policisë së Afganistanit, Lal Mohamed Ahmadzai, tha se një polic është vrarë mbrëmë gjatë ndërhyrjes në provincën Farjab.
Në kumtesën e NATO-s thuhet se forcat ishin në kërkim të liderëve talibanë në rethet Ghormach dhe Qaisar.
Koalicioni nuk ka thënë nëse ndonjëri prej kryengritësve, që ishte cak i sulmit, ishte zënë apo vrarë.
NATO-ja, poashtu, ka njoftuar për vrasjen e një pjesëtari të saj nga një sulm i djeshëm i kryengritësve në pjesën jugore të Afganistanit.
Nuk janë dhënë detaje të tjera.