Ndërlidhjet

Ish punonjësi i UNMIK-ut kërkon dëmshpërblim


Një ish zyrtar në misionin e OKB-së në Kosovë, UNMIK, tha të premten se ai ishte i zhytur në një depresion të rëndë dhe probleme me gjumin, kur ai humbi punën e tij, menjëherë pas raportimit të korrupsionit të dyshuar nga kolegët e tij.

Amerikani, Gjejms Uaserstrom, i tha tribunalit për punësim të Kombeve të Bashkuara, se humbja e punës së tij në vitin 2007 në Kosovë ishte “katastrofike”.

Ai është duke kërkuar 1 milion dollarë nga Kombet e Bashkuara për dëmet që ka pasur si pasojë e dështimit të tyre për ta mbrojtur atë. Sipas një politike të vitit 2005, Kombet e Bashkuara duhet të mbrojnë informatorët nga veprimet negative.

OKB-ja thotë se Uaserstrom, nuk ishte në shënjestër për hakmarrje, dhe argumenton se dyshimet e tij për korrupsion ishin bazuar në thashetheme, sepse një hetim pasues kishte dështuar t'i provonte ato.

Uaserstrom, thotë se kishte humbur punën e tij në OKB, pasi njoftoi për disa kolegë që dyshonte se janë duke marrë ryshfet nga zyrtarët lokal në sektorin energjetik të Kosovës.

Ai thotë se u arrestua nga policia e OKB-së, ju kontrollua banesa dhe zyra e tij ishte përgjuar për disa muaj. Ndërsa, ishin vendosur postera me fotografitë e tij duke paralajmëruar punonjësit tjerë të mos e lejonin atë në mjediset e OKB-së.

OKB-ja akuzoi Uaserstormin për konflikt interesi, pasi ai ra dakord për të punuar si konsulent për aeroportin kryesor në Kosovë, pasi iu ndërpre puna, por asnjë akuzë nuk u ngrit ndonjëherë dhe hetimi më vonë u tërhoq.
XS
SM
MD
LG