Ndërlidhjet

logo-print

Nuk janë larguar barrikadat në veri

  • RFE /RL

Pavarësisht kërkesës së EULEX-it dhe KFOR-it, që serbët lokalë t’i largojnë barrikadat e vendosura në veri të vendit ato ende vazhdojnë të jenë të pranishme.

Autoritetet e rendit në Mitrovicë, thonë së deri më tash nuk kanë vërejtur ndonjë indikacion që serbët do të bëjnë vetë zhbllokimin e rrugëve.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti tha për Radion Evropa e Lirë, se “serbët jo që nuk kanë larguar barrikadat por, ata kanë bllokuar edhe një nga rrugët e veriut".

Ne kemi pasur edhe vendosje të disa kontejnerëve të mbeturinave në udhëkryqin e rrugës 'Mbreti Petër', përkatësisht është rruga e cila shkon në drejtime të lagjes Kodra e Minatorëve në veri të Mitrovicës. Një drejtim i rrugës është i bllokuar, por nuk është një bllokim fiks. Kemi një grup të personave që qëndrojnë pranë këtyre barrikadave me qëllim që të shkaktojnë ndonjë incident të mundshëm me personat të cilët dëshirojnë t’i largojnë ata kontejnerë”, bëri të ditur Hoti.

Ndryshe, sipas Hotit situata e sigurisë në veri të Kosovës është e qetë dhe nën kontroll. (a.k.)
XS
SM
MD
LG