Ndërlidhjet

logo-print

Jemen: Vriten disa militantë të Al-Kaidës


Një sulm amerikan në Jemenin jugor, ka vrarë shtatë militantë të lidhur me Al-Kaidën, duke përfshirë edhe shefin për media të degës së këtij rrjeti në Jemen.

Ministria e Mbrojtjes e Jemenit, e ka identifikuar shefin e mediave si “i linduri në Egjipt, Ibrahim al-Bana.”

Sulmet raketore kanë për shënjestër al-Kaidën në Gadishullin Arabik, që zyrtarët amerikanë thonë se është dega më aktive dhe më e rrezikshme e terrorit global.
XS
SM
MD
LG