Ndërlidhjet

Jemen: Luftime ndërmjet forcave qeveritare dhe atyre opozitare


Raportohet se trupat lojale ndaj presidentit të Jemenit, Ali Abdullah Saleh, dhe forcat që e kundërshtojnë pushtetin e tij, gjatë natës kanë luftuar në kryeqytetin Sana, me raketa, predha dhe armatim automatik.

Nuk ka pasur raporte për viktima eventuale.

Raportet thonë se këto luftime ishin më intensivet në disa javët e fundit.

Zoti Saleh, që për 33 vjet është në pushtet në Jemen, po qëndron në presidencë megjithë protestat tetëmujore, në të cilat kërkohet përmbysja e tij.

Raportohet se nga rritja e dhunës gjatë fundjavës, së paku 17 vetë se janë vrarë, kur forcat e sigurisë kanë hapur zjarr kundër protestuesve në kryeqytetin Sana.
XS
SM
MD
LG