Ndërlidhjet

Përfundon me sukses ndërhyrjen kirurgjike


Agjencia shtetërore e lajmeve e Arabisë Saudite njoftoi se Mbreti Abdullah ka kaluar suksesshëm një ndërhyrje kirurgjike.

Agjencia, përmes një njoftimi, tha se “operacioni, falë Zotit, ishte i suksesshëm”

Megjithatë, nuk u dhanë detaje shtesë.

Mbreti ishte hstrirë në spital në Riad në mëngjesin e së dielës.

Lideri i mbretërisë konzervatike islamike, që besohet t’i ketë më shumë se 80 vjet, vuante nga telashet me të unazat kurrizore.

Sëmundja e mbretit kishte shkaktuar një valë spekulimesh rreth pasardhësit të tij.

Trashëgimitari i tij është Princi Sulltan.
XS
SM
MD
LG