Ndërlidhjet

Putin: Marrëveshja për tregti të lirë do të rritë bashkëpunimin rajonal


Kryeministri rus Vladimir Putin, e ka përshëndetur një marrëveshje të tregtisë së lirë të nënshkruar nga tetë ish-republikat sovjetike, duke e cilësuar si një pakt "fundamental" që do të rritë bashkëpunimin rajonal.

"Ne kemi hapur tregjet tona për njëri-tjetrin, që do të thotë se mallrat do të sillen në tregjet tona me çmime të ulëta, gjë e cila do të sigurojë kushte më të mira për fillimin e ndërmarrjeve të reja të përbashkëta. E gjithë kjo, natyrisht, rrit konkurrueshmërinë e të gjitha të ekonomive tona.”

Pakti u nënshkrua nga Rusia, Armenia, Moldavia, Ukraina, Kazakistani, Kirigizi, Tagjikistani dhe Bjellorusia.

Ndërsa sipas Putinit, tri vendet tjera ish-sovjetike, Azerbaixhani, Turkmenistani dhe Uzbekistani, do të shqyrtojnë këtë marrëveshje dhe ka mundësi që do ta nënshkruajnë në fund të këtij viti.
XS
SM
MD
LG