Ndërlidhjet

Obama vulos datën për tërheqjen e trupave amerikane nga Iraku


Presidenti amerikan, Barak Obama, tha se Shtetet e Bashkuara do t’i tërheqin trupat ushtarake nga Iraku në fund të këtij viti.

Obama tha: “Sot mund të njoftoj se, siç kemi premtuar, trupat tona të mbetura do të kthehen në shtëpi në fund të këtij viti”.

“Kjo do të na mundësojë të themi definitivisht se ka përfunduar lufta në Irak dhe se partneriteti ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Irakut do të jetë normal sikurse ndërmjet dy shteteve sovrane”, theksoi ai.

Obama i bëri këto komente në Shtëpinë e Bardhë pas mbajtjes së një video-konference me kryeministrin irakian, Nuri Al Maliki.

Diku 39 mijë trupat e mbetura amerikane në Irak duhet të tërhiqen deri në fund të këtij vitit nga Iraku pas një pajtimi bilateral që mbetet në fuqi, meqë nuk është zëvendësuar, deri më tani, me ndonjë marrëevshje të re për periudhën pas vitit 2011.
XS
SM
MD
LG