Ndërlidhjet

IHT: Uniteti për kontrabandë në veri


Në veri...
Në veri...
"The International Herald Tribune"


Përgjatë tre muajve, ky qytet minierash ka qenë qendra e tensioneve etnike në Ballkan në shkallë aq kërcënuese për të nxitur zhvillime, të cilat përfshinë forcat e armatosura të NATO-s dhe veprimet e Bashkimit Evropian për të ngadalësuar kërkesën që moti të synuar të Serbisë për anëtarësim në këtë mekanizëm.

Gjatë betejave në barrikadat rrugore, serbët etnikë hodhën gurë në drejtim të shqiptarëve në anën tjetër të lumit Ibër, ndërsa më herët këtë verë burra të maskuar të veshur me rroba verore ia vunë zjarrin një pike kufitare, duke rritur frikën në mesin e shteteve perëndimore rreth përshkallëzimit të përplasjeve etnike në veri të Kosovës.

Por, sikurse që ndodh shpesh në këtë rajon të varfër e vërteta është më e komplikuar.

Lidhur me këtë autoritetet thanë se bëhet e qartë se si përpjekjet për të mbrojtur një rrjet të kontrabandës me naftë u shndërruan në një incident ndërkombëtar të mbushur me kujtimet problematike të masakrave etnike të viteve të 90-ta në Ballkan.

Me tregtinë që vlerësohet të jetë diku 100 milionë dollarë në vit, shumë vëzhgues thonë se është nxitur diçka karshi linjave opozitare-një harmoni e rrallë etnike e ndërtuar me krijimin e rrugëve të kontrabandës të ndara përgjatë territorit.

Përkatësia etnike nuk luan rol kur bëhet fjalë për para”, pat thënë Johanes Van Vrejsvik, kryeprokurori i BE-së që shërbeu tri vite në Kosovë për t’u larguar në muajin qershor të këtij viti. “Nëse serbët dhe shqiptarët mund të bëjnë para nga krimi, ata do ta ndërmarrin një projekt të përbashkët”, pat theksuar ai.

Urrejtja gjithmonë sorollatet në Mitrovicën e ndarë, por sipas më shumë se dhjetëra serbëve dhe mbikëqyrësve ndërkombëtarë, shkak për këtë janë më pak protestat në kufi se sa që është Zvonko Veselinoviq, një serb i moshës 30 vjeçare, me kokë të rruar, një vështrim përvëlues dhe me fuqi të mjaftueshme, e cila bën që shumë njerëz madje të refuzojnë ta pëshpëritin emrin e tij në restaurantet serbe.

Më herët këtë vit, prokurorët e misionit të BE-së në Kosovë lëshuan një urdhër-arrest për të me akuzat për kontrabandë dhe shmagje të taksave, ndërsa thanë se duan ta marrin në pyetje lidhur me sulmet në pikat kufitare dhe vrasjen me snajper të një polici shqiptar.

Në tri vitet e fundit, që kur Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia, nafta ka dominuar tregtinë e paligjshme.

Kontrabanduesit shfrytëzuan mundësinë- transportonin nga rafineritë serbe pa paguar taksat duke e blerë naftën me gjysmën e çmimit të eksportit për t’ua shitur atë konsumatorëve me 40 për qind zbritje,pra për diku 75 cent apo 1.04 dollar për litër.

Për të mbrojtur biznesin e kontrabandës, hetuesit thonë se Veselinoviq u përfshi thellë në vënien e barrikadave, duke u paguar protestuesve diku 50 deri në 70 dollarë çdo ditë-akuzë kjo të cilën ai e cilësoi si “gënjeshtrën më të madhe që ka dëgjuar ndonjëherë”.

Autoritetet perëndimore dhe paqeruajtësit e NATO-s vunë re se Veselinoviq ofron modelin e krijimit të një lloj solidariteti etnik.

Autoritetet thonë se ai ka arritur një marrëveshje me një njeri, të cilin policia e cilëson si homolog të tij shqiptar. Bëhet fjalë për Mentor Beqirin, 32 vjeçar që u arrestua në vitin 2009 me akuzat për kontrabandën me naftë-akuza këto që u hodhën më vonë poshtë për shkak të mungesës së provave.

Megjithatë, fuqitë perëndimore janë të kujdesshme rreth veprimeve lidhur me Veselinoviqin edhe pse ky i fundit insiston të jetë “në dispozicion në çdo kohë dhe i gatshëm për të mbrojtur pafajësinë e tij”.

Bashkimi Evropian dhe paqeruajtësit e NATO-s, me trupat nga Franca, Gjermania, Italia dhe Shtetet e Bashkuara kanë arsye të ndryshme për këtë maturi.

Mbështetësit e Veselinoviqin janë të armatosur rëndë, dëshmitarët janë të frikësuar, ndërsa vet ai është aleat i zyrtarëve serbë, të cilët thuhet se morën pjesë në pagëzimin e të birit të tij në vitin e kaluar.(e.p.)
XS
SM
MD
LG