Ndërlidhjet

NATO-ja zë apo vret diku 200 rebelë


NATO-ja tha se diku 200 rebelë janë vrarë ose zënë në kuadër të operacioneve ushtarake që përfunduan të hënën në Afganistan-në kufirin lindor me Pakistanin.

Brigadier gjenerali, Karsten Jakobson- zëdhënës i Forcës Ndihmëse Ndërkombëtare të Sigurisë të udhëhequr nga NATO-ja në Afganistan tha se të paktën 20 rebelë, të ndërlidhur me Al Kaidan dhe rrjetin Hakani, janë në mesin e të vrarëve dhe të zënëve.

Ai gjithashtu tha se rreth 175 rebelë, që nuk besohet të kenë lidhje me Hakanin, janë vrarë dhe arrestuar gjithashtu gjatë operacioneve që zgjatën rreth një javë.

Forcat gjithashtu konfiskuan më shumë se 400 kilogramë eksploziv, armë, municion dhe kompjuterë.
XS
SM
MD
LG