Ndërlidhjet

Me plan drejt zgjidhjes së krizës


Liderët evropianë janë pajtuar mbi një plan shpëtimi për të zjidhur krizën e borxheve në Eurozonë.

Plani parasheh shlyrjen e 50 për qind të borxhit grek.

Presidenti i BE-së, Herman Van Rompoj, tha të enjtën se marrëveshja do të reduktojë borxhin e Greqisë në 120 për qind të GDP-së së këtij vendi në vitin 2020.

Bazuar në kushtet aktuale, ai do të rritej në 180 për qind.

Liderët e BE-së gjithashtu përafruan qëndrimet rreth zgjerimit të fondit të shpëtimit të BE-së deri në një trilion euro për të ndihmuar ekonomitë më të mëdha si Italia dhe Spanja.
XS
SM
MD
LG