Ndërlidhjet

Thaçi flet për veriun


Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, flet sot para ligjvënësve vendorë lidhur me situatën politike dhe të sigurisë në pjesën veriore të Mitrovicës, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.

Në mocionin katërpikësh që ky grup e ka paraqitur në Kuvend, kërkohet që institucionet e rendit të Kosovës të angazhohen vetë në heqjen e barrikadave në veri.

Deputetët e Vetëvendosjes do të kërkojnë nga Qeveria që t’i ndërpresë edhe bisedimet me Serbinë, dhe t’i shpallë të pavlefshme e të pazbatueshme secilën marrëveshje që është arritur deri më tani.
XS
SM
MD
LG