Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se duke u bazuar në përkushtimin e institucioneve të Kosovës, për përmbushjen e kritereve dhe standardeve të integrimit evropian, së shpejti do të ndodhë liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës.
Këto komente ai i bëri sot në takimin me raportuesen e Parlamentit Evropian për Kosovën, Urlike Lunaçek, në Prishtinë, ka njoftuar Zyra e kryeministrit.
Evrodeputetja Lunaçek ka shprehur optimizëm se qytetarët e Kosovës, në një periudhë të afërt, do të gëzojnë lirinë e lëvizjes në vendet e BE-së.
Ajo ka njoftuar se në Parlamentin Evropian, më 22 nëntor, do të debatohet raporti për zhvillimet në Kosovë.
Në takimin Thaçi – Lunaçek është biseduar edhe për proceset nëpër të cilat ka kaluar Kosova, si në kontekstin e brendshëm, ashtu edhe në atë të integrimeve evropiane.