Ndërlidhjet

Prokurori ndërkombëtar: Biri i Gadafit shprehet i pafajshëm


Saif al-Islam Gadafi, biri në ikje i udhëheqësit të përmbysur të Libisë, i ka thënë Gjykatës Ndërkombtare Penale, se ai është i pafajshëm ndaj krimeve të dyshuara kundër njerëzimit.

Prokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale, Luis Moreno-Okampo, i ka thënë agjencisë së lajmeve Reuters, se gjykata ka vënë kontakt joformal me Saif al-Islam.

Moreno-Ocampo tha se kontakti ishte zhvilluar me ndërmjetës, dhe Saif al-Islam dëshironte të dinte se çfarë do të ndodhë me të nëse lirohet nga akuzat.

Saif al-Islam u fsheh pasi forcat besnike të udhëheqësve të rinj të Libisë e kanë zënë dhe vrarë babain e tij, jashtë vendlindjes së tij Sirte.

Mendohet se Saif al-Islam ka ikur në kufirin jugor të Libisë në Nigeri.
XS
SM
MD
LG