Ndërlidhjet

Përleshje në Siri, vriten 17 ushtarë


Aktivistë për të drejtat e njeriut në Siri, kanë thënë se së paku 17 ushtarë u vranë në një përleshje të aramatosur, në mes të trupave siriane dhe dezertuesve në qytetin Homs.

Vëzhguesi i te drejtave të njeriut në Siri, me seli në Britani, tha se 17 trupa u vranë kur disa persona të armatosur, që besohet të jenë dezertues, kanë sulmuar dy pika kontrolli të premten.

Ai gjithashtu tha se gjatë përleshjeve të natës në rrethin Bab al-Siba të Homsit, një oficer dhe dhjetra ushtarë dezertuan në anën rebele.
XS
SM
MD
LG