Ndërlidhjet

Kastrati: Kushtëzimet e serbëve në veri-të papranueshme


Problemet me barrikadat vazhdojnë dhe me këtë edhe qarkullimi i lirë në veri të Kosovës”, u vlerësua të hënën në takimin e komitetit për vlerësimin e sigurisë që mbahet në kuadër të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim të komunës së Mitrovicës.

Një komunikatë për media citon kryetarin e komunës së Mitrovicës, Avni Kastratin, t’i ketë cilësuar si të papranueshme kushtëzimet e strukturave paralele për lëvizje të lirë në veri të qytetit.

Ai tha se largimi i pjesshëm i barrikadave nga këto struktura tregon se nuk ka ndryshuar asgjë në qasjen e tyre.

“Kushtëzimet për lëvizje të lirë janë të papranueshme. Rrugët duhet të jenë të lira për të gjithë mekanizmat vendore dhe ndërkombëtare si dhe për qytetarët”, u shpreh Kastrati.

Ai theksoi se barrikadat në veri të Mitrovicës, përkatësisht në urën kryesore të Ibrit si dhe në Lagjen e Boshnjakëve, mbeten të paprekura.

“Këto barrikada vazhdojnë të qëndrojnë aty, ndërsa qytetarët vazhdojnë të kenë probleme për lëvizje të lirë”, tha ai.
XS
SM
MD
LG