Ndërlidhjet

NTV tërheq raportin rreth torturave në Çeçeni


Televizioni kombtar i Rusisë NTV, i cili kontrollohet nga Gazpromi, ka pranuar sot se ka tërhequr një raport rreth torturave dhe rrëmbimeve të kryera nga policia në Çeçeni.

NTV ka transmetuar dokumentarin për gjendjen e çeçenit islamist Umarpashajev, që ishte rrëmbyer nga policia në shtëpinë e tij, në disa pjesë të vendit por raporti është hequr nga transmetimi më pas.

Dokumentari është shikuar të dielën në mbrëmje në Lindjen e Largët të Rusisë - tetë zona kohe larg nga Moska - por u hoq nga transmetimi në mbrëmje në kulmin e shikimit në Rusinë qendrore.

Një zëdhënëse e NTV-së, tha se menaxhmenti vendosi se disa pjesë duhej të ripunoheshin dhe disa prej fakteve në dokumentar të kontrolloheshin sërish.
XS
SM
MD
LG