Ndërlidhjet

logo-print

Shënimi i 50 vjetorit të turqve në Gjermani nuk kaloi pa përplasje


Kancelarja gjermane, Angela Merkel, sot e ka transmetuar falënderimin e vendit të saj për afro 3 milionë njerëzit me prejardhje turke, që jetojnë në Gjermani, në shënimin e 50 vjetorit të vendimit, i cili i solli punëtorët turq në këtë vend.

Kancelarja Merkel dhe kryeministri i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, e lavdëruan marrëveshjen për shkëmbim të punëtorëve dhe njerëzit, të cilët morën pjesë në këtë program.

Marrëveshja ishte nënshkruar më 30 tetor të vitit 1961.

Shumë imigrantë turq kishin mbetur, megjithqë marrëveshja parashihte kthimin e tyre.

Tash janë afro 3 milionë turq ose njerëz me trashëgimi turke në Gjermani, nga popullata, e cila në vitin 1961 numëronte vetëm 7 mijë persona.

Berlini me afro 180 mijë turq, është qyteti me komunitetin më të madh turk, jashtë Turqisë.

Por, vizita e kryeministrit Erdogan në Gjermani nuk kaloi pa përplasje.

Ministri i brendshëm gjerman, Hans-Peter Fridrih, menjëherë e ka hedhur poshtë një kërkesë të Erdoganit, që turqit e lindur në Gjermani, ta mësojnë turqishten si gjuhë të parë.
XS
SM
MD
LG