Ndërlidhjet

Rusi: Dyshime në korrektësinë e gjykatës në Nju Jork


Moska sot ka paralajmëruar se do të përpiqet që personin Viktor Bout, që mbrëmë është shpallur fajtor për trafikim të armatimit, në një gjykatë në Nju Jork, ta sjellë në Rusi.

Minsitria e jashtme e këtij vendi ka njoftuar se Rusia ka dyshime për korrektësinë e dënimit të Boutit, dhe se do të angazhohet për sjelljen e tij në shtëpi.

Viktor Bout, ish oficer ushtarak sovjetik, është shpallur fajtor në një gjykatë në Nju Jork, për shitje të armatimit te njerëzit, për të cilët mendonte se ishin militantë të Kolumbisë, që synonin sulme ndaj ushtarëve amerikanë.

44 vjeçarit Bout mund t’i shqiptohet dënimi prej 25 vitesh e deri në burgim të përjetshëm.

Ky ish oficer ushtarak sovjetik me nofkën “shitës i vdekjes” ishte arrestuar në Tajlandë, pasi ishte zënë në një operacion të fshehtë të Shteteve të Bashkuara, ku ishte ekstraduar në vitin 2010.

Rusia e kishte kundërshtuar ekstradimin e tij në Shtetet e Bashkuara, duke thënë se ishte dorëzim ilegal dhe se ishte bërë nën presionin amerikan.
XS
SM
MD
LG