Ndërlidhjet

Vritet kreu i FARC-ut


Trupat ushtarake në Kolumbi njoftuan se kanë vrarë kreun e një grupi militant të vendit gjatë një, siç thuhet, sulmi tjetër të madh ndaj militantëve që kanë luftuar betejën më të gjatë në Amerikën Latine.

Zyrtarët thanë se Alfonso Cano, komandanti i Forcës së Armatosur Revolucionare të Kolumbisë (FARC) është vrarë në shtetin Kauka gjatë një operacioni të ushtrisë së vendit.

Një shpërblim prej diku 5 milionë dollarësh ishte vendosur, kohë më parë, për zënien e liderit të FARC-ut, i cili mori udhëheqjen e këtij grupi në vitin 2008.

FARC, e cila kontrollon pjesë të mëdha të territorit të Kolumbisë vlerësohet të jetë dobësuar pas viteve të operacioneve të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara në luftimin e grupit militant.
XS
SM
MD
LG