Ndërlidhjet

Rritet numri i të vrarëve në Nigeri


Në Nigeri, më shumë se 100 persona mendohet se janë vrarë në një valë sulmesh me bomba dhe armë, të kryer të shtunën nga islamistët radikalë.

Në Nigeri, janë mbajtur ceremonitë e varrimit, për këto viktima.

Përgjegjësinë për këto sulme në pjesën verilindore të Nigersië e ka marrë grupi Boko Haram, i cili i refuzon idetë perëndimore dhe dëshiron vënien e së Drejtës së Sheriatit në gjithë Nigerinë.

Nigeria, që është e pasur me naftë, ka 160 milionë banorë dhe përafërsisht është e ndarë ndërmjet myslimanëve në pjesën veriore dhe të krishterëve në atë jugore.
XS
SM
MD
LG