Ndërlidhjet

NASA: Asteroidi i afrohet Tokës, por nuk e godet


Një asteroid, më i madh se një aeroplanbartës, pritet që të martën pas mesnatës, të jetë më afër Tokës se sa Hënës, duke u dhënë shkencëtarëve mundësi të rrallë, që të bëjnë studime pa dërguar sonda në hapësirë.

Shkencëtarët e agjencisë amerikane të gjithësisë, NASA, që e kanë krijuar grafikun e lëvizjes së asteroidit, i emëruar 2005 YU 55, thonë se distanca më e afërt me Tokën do të jetë të mërkurën, herët në mëngjes, 28 minuta pas mesnatës, sipas kohës së Evropës Qendrore.

Ata thonë se asteroidi nuk do ta godasë Tokën, por do t’i shmanget asaj për 320 mijë kilometra.

Kjo është distanca më e vogël, që ndonjë asteroid i kësaj madhësie, ndonjëherë i është afruar Tokës, e për të cilin shkencëtarët kanë ditur paraprakisht.
XS
SM
MD
LG