Ndërlidhjet

Thaçi priti delegacionin amerikan


Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, priti një delegacion të kongresistëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të kryesuar nga Dan Bërton. Në këtë takim u bisedua për gjendjen aktuale në Kosovë, njofton kabineti i kryeministrit, nëpërmjet një komunikate shtypi.

Kryeministri, Hashim Thaçi, në takimin e sotëm me kongresistët amerikanë Dejna Rohrabaker, Dan Bërton, dhe Theodor Po, theksoi se tri vite pas shpalljes së pavarësisë, “Republika e Kosovës është dëshmuar si faktor paqeje, stabiliteti, bashkëpunimi, zhvillimi dhe integrimi”.

Në emër të delegacionit të kongresistëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Dan Bërton, citohet të ketë thënë se “bashkëpunimi me Qeverinë e Republikës së Kosovës do të fuqizohet edhe më tej, në funksion të avancimit të proceseve pozitive për të tashmen dhe të ardhmen euroatlantike të Kosovës.”
XS
SM
MD
LG