Ndërlidhjet

Raporti: Nuk ka pajtueshmëri për palestinezët në OKB


Në një raport të Kombeve të Bashkuara thuhet se në mesin e 15 anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, nuk ka konsensus për kërkesën palestineze për pranim në OKB.

Në raport theksohet se Këshilli i Sigurimit është i ndarë ndërmjet atyre që e mbështesin kërkesën palestineze, atyre që këtë kërkesë nuk mund ta mbështesin tash dhe rrjedhimisht do të abstenonin në votim, dhe atyre që besojnë se kërkesa nuk i plotëson kriteret për anëtarësim dhe e kundërshtojnë atë.

Përfaqësuesi palestinez, Riad Malki, i ka akuzuar Shtetet e Bashkuara, aleatin më të afërt të Izraelit, për presion ndaj vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit.

Ai tha se palestinezët nuk do të kërkojnë votim të menjëhershëm për anëtarësim në OKB.
XS
SM
MD
LG