Ndërlidhjet

Maqedoni: Protestë kundër rihapjes së shkritores


Disa mijëra njerëz kanë dalë në rrugët e Velesit në Maqedoni, për të protestuar kunder rihapjes së shkritores së plumbit dhe zinkut, për të cilën veprimtarët e ambientit thonë se e ka ndotur këtë qytet për tri dekada.

Organizatiorët e mirëpritën pjesëmarrjen e mbrëmshme në protestë, duke e vlerësuar si “revolucioni i parë i gjelbër” në Maqedoni.

“E ardhmja jonë nuk mund të blehet”, tha Nenad Kociq, nga Koalicioni i Gjelbër, që e ka organizuar protestën, me të cilën është kërkuar nga autoritetet, që të mos e përsërisin gabimin e vitit 1973, kur shkritorja kishte nisur punën.

Kjo shkritore në Veles, 50 kilometra në jug të kryeqytetit Shkupi, ishte mbyllur në vitin 2003, por aktualisht kompania private, Metrudhem, që e ka blerë atë, tha se ka plane për vazhdimin e opreacioneve në shkritore brenda tri vitesh.
XS
SM
MD
LG