Ndërlidhjet

Kosova dhe Zvicra nënshkruajnë marrëveshje rrugore


Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, sot nis vizitën njëditëshe në Zvicër, ku do të ketë takim me kryetaren e Konfederatës së Zvicrës dhe shefen e Departamentit Federal të Punëve të Jashtme të Zvicrës, Mishelin Kalmi-Rej.

Siç bën të ditur komunikata e MPJ-së kosovare, dy zyrtarët do të nënshkruajnë një marrëveshje rrugore në mes të dy vendeve.

Sipas së njëjtës kumtesë, ministri Hoxhaj do të zhvillojë edhe takime të tjera me përfaqësues të shtetit zviceran dhe me përfaqësues të diasporës kosovare.
XS
SM
MD
LG