Ndërlidhjet

Vritet një polic në Pakistan


Së paku një polic është vrarë dhe një tjetër është lënduar gjatë shpërthimit të një bombe, në një pikë kontrolli në pjesën veriperendimore të Pakistanit.

Polici Zahir Shah, citohet të ketë thënë se bomba shpërtheu në një barrikadë sot në qytetin e Shabqadar, i cili shtrihet në afërsi të rajonit fisnor Mohmand.

Një raport i agjencisë së lajmeve, Reuters, thotë se me sa duket ishte një bombë me telekomandë.

Askush nuk e ka marrë përgjegjsinë për këtë sulm, por kjo zonë viteve të fundit është goditur nga shumë sulme të militantëve talibanë të cilët po e luftojnë qeverinë.
XS
SM
MD
LG