Ndërlidhjet

Obama arrin në Australi


Presidenti amerikan, Barak Obama, ka arritur në Australi për të hapur një vizitë që synon nxitjen e lidhjeve strategjike dhe ekonomike mes dy vendeve aleate.

Obama pritet të mbajë bisedime në kryeqytetin Kanberra me kryeministren, Julia Gillard, dhe do t’i drejtohet parlamentit australian të enjten.

Agjencia e lajmeve, Associated Press raporton se Obama pritet të njoftojë se Shtetet e Bashkuara do të zgjerojnë praninë ushtarake në Australi.

Këto lëvizje duket se kanë si qëllim luftën kundër ndikimit kinez në rritje në rajonin e Paqësorit.

Zyrtarët amerikanë thanë se këto masa gjithashtu synojnë që SHBA dhe Australia të jenë në gjendje që të përgjigjen më mirë dhe në mënyrë të shpejtë ndaj fatkeqësive natyrore në rajon, si dhe të luftojnë terrorizmin dhe piraterinë.

Vizita e Obamës në Australi vjen pas dy vizitave të mëparshme të planifikuara por që u anuluan, pasi Obama vendosi të qëndrojë në Uashington për t'u marrë me çështjet e brendshme të SHBA-ve.
XS
SM
MD
LG