Ndërlidhjet

Dhjetë ngjarje që kanë shënuar 18 nëntorin në vite...


Miki Maus
Miki Maus
1928 – Miki Maus shfaqet për herë të parë në filmin e animuar “Steamboat Willie”. Ai është filmi i parë i animuar që sinkronizohet suksesshëm me zë dhe një prodhim i Uolt Diznej.

1918 – Letonia shpall pavarësinë nga Rusia.

1922 – Benito Musolini nis mandatin si kryeministri i ri i Italisë. Ai shërben në këtë post deri më 1943. Musolini ishte mbështetës i fortë i fashizmit, komunizmit, si dhe regjimit nazist të Hitlerit.

1970 – Shqipëria dhe Holanda krijojnë marrëdhënie diplomatike.

1973 – Kompanitë arabe të naftës njoftojnë për mungesa furnizimi. Sidoqoftë, ato vendosin që Evropa të mos preket.

1993 – Siberia veriore shënon temperaturën rekord të të ftohtit në nëntor, -55°C.

2000 – Dy yjet e mëdha të biznesit të filmit, Majkëll Dagllas dhe Ketrin Zeta Xhons, martohen në hotelin “Plaza” të Nju Jorkut.

2004 – Parlamenti britanik voton për t’i dhënë fund gjuetisë së dhelprave nga shkurti i vitit 2005. Aktivistët për të drejtat e kafshëve në këtë datë festojnë fitoren e tyre historike në luftën për përmirësimin e mirëqenies së kafshëve.

2005 – Një seri sulmesh vetëvrasëse në Irak vret së paku 60 njerëz dhe plagos mbi 60 të tjerë. Sulmuesit qëllojnë një hotel të njohur të Bagdadit, një pallat në Bagdad dhe dy xhami që ndodhen 90 milje në verilindje të kryeqytetit.

2007 – Presidenti i Iranit, Mahmud Ahmadinexhad, sugjeron fundin e tregtimit të naftës në dollarë amerikanë, duke e quajtur këtë monedhë “një copë letre pa vlerë”. Thirrja bëhet në fund të takimit të Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës, porse kundërshtohet nga Arabia Saudite. (v.t.)
XS
SM
MD
LG