Ndërlidhjet

Publikojnë raportin për ndikimet e ngohjes globale


Shkencëtarët e Kombeve të Bashkuara thanë se ngrohja globale e shkatuar nga njeriu ka gjasa të shkaktojë një mot ekstrem në botë përgjatë këtij shekulli.

Fituesi i çmimit Nobel-Paneli Ndërqevritar mbi Ndryshimet Klimatike, theksoi në një raport të publikuar gjatë ditës se mund të pritet rritja e valëve të nxehtësisë gjatë këtij shekulli, derisa do të rriten gjithashtu gjasat për më shumë shijëra, vërshime por edhe thatësira.

I publikuar dhjetë ditë para bisedimeve ndërkombëtare për ndryshimet klimatike në Durban, raporti paraqet analizën e parë të madhe të Kombeve të Bashkuara rreth ndikimit të ngrohjes globale mbi ekstremet e motit dhe mënyrat për t’i menaxhuar ato më së miri.
XS
SM
MD
LG