Ndërlidhjet

Kamboxhë: Filloi procesi kundër Kmerëve të Kuq


Gjykata për Krime të Luftës e Kamboxhës, e mbështetur nga Kombet e Bashkuara, sot e ka filluar procesin e pritur gjatë kundër tre liderëve më të lartë të mbijetuar të Kmerëve të Kuq, më se tri dekada, pas përmbysjes se regjimit maoist të terrorit.

Nuon Çea, i njohur si “vëllau numër dy”, ish shefi i shtetit, Kieu Samphan, dhe ish ministri i jashtëm, Ieng Sari, janë të akuzuar për gjenocid, krime të luftës dhe krime kundër njerëzimit.

Të akzuarit, që të gjithë më të vjetër se 80 vjeç, i kanë hedhur poshtë akuzat.

Afro 1.7 milion njerëz, pothuajse një e treta e popullsisë, mendohet se janë vrarë, apo kanë vdekur nga puna e tepërt ose nga uria, gjatë regjimit të Kmerëve të Kuq, në periudhën 1975 – 1979.

Ish lideri suprem, Pol Pot, i njohur si “vëllau numër një”, vdiq në vitin 1998, pa u ballafaquar me proces gjyqësor.
XS
SM
MD
LG