Ndërlidhjet

Dhjetë ngjarje që kanë shënuar 22 nëntorin në vite...


Xhon Kenedi, pak minuta para se të vritej, 22 nëntor 1963.
Xhon Kenedi, pak minuta para se të vritej, 22 nëntor 1963.
1963 – Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Xhon Kenedi, qëllohet për vdekje me snajper, teksa ndodhej në autokolonë në qendër të Dallasit.

1935 – Një stuhi e tmerrshme godet Italinë e Jugut. Nëntë persona humbasin jetën në Katanzaro, dhjetë në San Bruno dhe një në Mesina.

1943 – Libani shpall pavarësinë nga administrata e Francës.

1967 – Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara miraton Rezolutën 242, sipas së cilës Izraeli duhet t’i kthejë tokat e pushtuara.

1972 – Shtetet e Bashkuara i japin fund ndalesës 22-vjeçare të udhëtimit drejt Kinës.

1974 – Asambleja e Përgjithshme e OKB-së njeh të drejtën e Palestinës për sovranitet.

1990 – Margaret Teçër detyrohet të japë dorëheqje nga posti i kryeministres së Britanisë së Madhe. Vetëm 24 orë më herët, ajo fiton raundin e parë të zgjedhjeve për lider të partisë, por kabineti i saj refuzon ta mbështesë në raundin e dytë të zgjedhjeve për lidership, duke e detyruar të japë dorëheqjen.

2004 – Dhjetëra-mijëra demonstrues mblidhen në qendër të Kievit, për të dënuar zgjedhjet presidenciale të Ukrainës, duke brohoritur emrin e kandidatit reformator, Viktor Jushçenko.

2005 – Angela Merkel betohet në postin e kancelares së Gjermanisë. Ajo është femra e parë në shtetin gjerman që merr këtë detyrë.

2006 – Barbara Bushit - vajzës së presidentit amerikan, Xhorxh Bush – i vidhet çanta e dorës në Argjentinë, pavarësisht mbrojtjes nga Shërbimi Sekret i SHBA-së. Njëzetekatërvjeçarja humb celularin dhe kredit-kartelat në incidentin që zë vend pranë një restoranti në Buenos Aires. (v.t.)
XS
SM
MD
LG