Ndërlidhjet

NATO-ja përplaset me serbët në veri


Trupat e NATO-s janë përplasur me qindra serbë të veriut të Kosovës.

Raportohet se trupat e KFOR-it kanë nisur, brenda natës, largimin e një barrikade rrugore në pjesën veriore të Mitrovicës dhe se kanë përdorur gazin lotsjellës për të shpërndarë serbët që synonin të mbrojnë barrikadën.

Raportohet edhe për të shëna me armë zjarri.

Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, pjesë e trupave që ndërmorrën aksionin ishin portugezët dhe hungarezët.

NATO-ja, megjithatë, nuk ka komentuar ngjarjen.

Që pas aksionit për marrjen e kontrollit të dy pikave kufitare në veri të vendit, të cilin autoritetet kosovare e ndërmorrën kah mesi i muajit korrik, e deri më tani në veri të Mitrovicës vazhdojnë të mbesin disa barrikada rrugore-të vendosura nga serbët si shënjë kundërshtimi për shtrirjen e autoritetit shtetëror të Prishtinës zyrtare edhe në atë pjesë.
XS
SM
MD
LG