Ndërlidhjet

Protestojnë kundër imunitetit të presidentit


Disa njerëz raportohet të jenë vrarë kur burra të armatosur hapën zjarrin ndaj protestuesve në qendër të Sanas-kryeqytetit jemenas.

Dhuna erdhi vetëm një ditë pasi presidenti, Ali Akbar Saleh, nënshkroi një marrëveshje për dorëzimin e fuqisë.

Protestat karakterizuan situatën e përgjithshme në Jemen përgjatë 10 muajve të fundit, ndërsa kishin për qëllim dhënien fund të regjimit 33 vjeçar autoritar të Salehit.

Protestuesit kanë denoncuar marrëveshjen e ndërmjetësuar nga Gjiri Arab, sipas të cilës Salehit do t’i garantohet imuniteti nga persekutimet në shkëmbim të dorëzimit të fuqisë tek zëvendëspresidenti.

Mijëra jemenas dolën në rrugë në Sana dhe në Taiz si shenjë kundërshtimi ndaj marrëveshjes.

Stafi mjekësor njoftoi se të paktën katër trupa të pajetë janë sjellë në një spital pas të shtënave me armë zjarri në Sana.
XS
SM
MD
LG